VIDEO/ Si do t’i përdoren paratë e mbledhura nga Elvis Naçi: Rama prezanton projektin në Thumanë

Shpërndaje

Kryeministri Rama ka qenë ditëne sotrme në Thumanë për të prezantuar projektin e rindërtimit.

“Rilindja e epiqendrës së tragjedisë do të jetë shembull rrezatues i Shqipërisë që duam për fëmijët tanë”, e ka quajtur rama projektin për Thumanën.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/825541304587081/

Fjala e Ramës me banorët e Thumanës:

“Faleminderit për mikrpitjen.Duke patur parsasysh që ajo që kaluam në ato momente ishte vërtet e tmerrshme. Nuk do kishte qenë e mundur të kjalohej pa patur solidaritetin mes jush. Dua të falenderoj dhe ta ftoj një moment Eglantinën e cila është profesoresh dhe gocë kruje. Kur i thasëh që do shkosh deputete ne Krujë më pa sikur po shkonte në burg por falë Eglantinës shumë gra janë angazhuar dhe falë grave ju burrat kjnei në këmbë aty mbrapa. Po mos të ishte një gru sdo e kishit parë dritën e diellit fare.

Fatmirësisht që Eglantina ishte këtu që bën shumë më tepër sec kërkohet. Personi tjetër që dua të falenderoj është një italian, Andreasi arkitekti. Dua ta falenderoj për një rasye të thjeshtë, përtek faktit është arkitekt shumë i mirë nuk pyeti as se sa do paguhem as si do paguhem por erfdhi bashkë me mua në një anga ato vizitat që

Është një njeri që meriton ta ketë një falenderim nga ju për punën vuyollnetare që ka bërë. Nuk e ka bërë angfari por e ka bërë me profesionalizëm. Dua të falenderoj edhe një person të tretë e cila ka hyrë në zemrat e gjithë shqiptarëve që doli dhe i hapi gjithë mediave duke thënë disa këshilla. Ajo nuk është por është e bija e saj, është profesioniste sikundër edhe mamaja. Ajo ka dhënë një ndihmesë të madhe këtu. Janë marrë me verifikimin e të gjithë personave dhe famijleve në nevojë. Është shumë e rëndësishme që këtë punë ta bëjmë me profesionalizëm dhe me vëmenjde.

Më vjen shumë mirë që në këtë tragjedi të madhe që Thumanën e goditi shumë fort. Këtu ishte zemra e tragjedisë, ishte krateri i vullkanit të tragjedisë. E desh rasti që ne të kishim në krah një produkt bio të thumanës që është zotnia këtu; Turi meriton patjetër gjithë duarttrokitjet e të gjithëve.

Kam shumërespekt për një gjë që gratë i keni lënë ulur dhe jo në këmbë, është një hap i madh poërpara.

E para sic kju kam thënë që ditëne p[arë unë do të qëndroj bashkë me ju me sytrë dhe mendjen të [ërqendruar në radhë5t të parë për të bërë më të mirën që të gjithë ata që në ato momente të para ndiheshin të shgokuaer e të pashpresë ta bëjnë gëzuar vitin e ri 2021 në shtëpinë ere. E dyta cdo krizë është edhe një mundësi. Mirë është që krizat të mos vijnë por kur vijnë njeriu duhet të shohë se cfarë duhet bërë që të dalë dicka e mirë prej lkësaj.

Një e keqe si ajo që rdhi mos ardhtë më kurrë. Këto realisht do të jenë vila në kuptimin më të plotë të fjalës. Shtëpi me hapësirë të mjaftueshme sipas frymëve.

Përtej shakasë këtyre familjeve aqë janë më shumë se një kurorë ti japim shtëpi sipas familjeve.

Ju do ti merrni këto shtëpi sic nuk i merr askush, në itali pas tsrmëetit kur ndërtohen shtëpitë shteti i thotë që një pjesë e keni kredi, një pjesë truall shtet etj., ndërsa këtu tek ju truallin e hstëpisë së vjetër do të jetë truall në dispozicion për ju ta përdorni si të doni por jo më të rirjë shtëpia atje. Ka tipa, burra që thonë mirë jam unë atrje, aty kam lopët e pulat. E vërtët kjo por nëse qëndron te ajo shtëpi që je duhet që për një matje tensioni është të marrësh rrugën dhe të shkosh te qendra shëndetësore, pa llogaritur faktin që kur do të marrësh doisa shërbime do nisesh e të bësh rrugë. Nëse afrohesh të gjitha këto që trhamë i ke aty. Terreni që ke, aty e ke. Ne duam që Thumana, këto që ju them do ju duken si përralla por këto përrallat që them unë dalin. Kur thosha unë për Belshin, askush nuk besonte. Edhe këtu ka një liqen, është një arsye për të besuar se edhe Thumana do të bëhet një vend ku do vizitohet për të shtunat e të dielat. Zona që do të ndërtohet do jetë kompleyt ndryshe. Shumë shpejt do të fillojmë me kanalizimet, ujësjellësit, ndricimin e pastaj me ndërtimin. Shtëpitë do të ndërtohen të gjitha dhe do të jenë gati poër vitin e ri, godinat do të duan më shumë kohë sepse kanë më shumë punë. Po ashtu këtu nuk është e dukshme pjesa e hyrjes. Kur hyn në Thumanë duket si xhep, por këtë do ta ndryshojmë komplet do të jetë tamam një qytezë sepse do të ketë të gjitha shërbimet.

Do të ketë terrene sportive, fushën e futbollit do ta ketë më të mirë, do të ketë park lojrash për fëmijët dhe do të ketë shumë më tepër arsye për zhvillimin e biznesit të vogël. Cfarë ndodh në Belsh sot?

Në Belsh ishte tmerr. Sot në belsh nuk gjen dot vend për tu ulur sepse shkojnë nga Tirana për të kaluar një të shunë të dielë, nuk ka asgjë më shumë se ju. Tashmë po hapen biznese të vogla në Belsh që i viijnë në shërbim banorëve aty.

Para se të vinim këtu vizituam një bukëpjekës që Turi më tha se është më e mirë se në Tiranë. Sic është rasti i tij që i shërben komunitetit mund të jenë edhe të tjerë.

Ne kemi bërë projektet po vazhdojmë me zonat ku janë ekipet e inxhinierëve. Javën e ardhshme do të hapet garë ndërkombëtare që do të bëjnë këto shtëpi. Nuk do të ketë firma të vendit. Shtëpitë do ytë jenë antisizmike dhe do të përballojnë tërmete shumë më të fuqishëm se ai që ra. Do të jenë shtëpi ekologjike, nuk kanë nevojë për shumë ngrohje në dimër dhe në verë janë më të freskëta. Do të jenë shumë rezistente ndaj erës. Banesat do të jenë të standaritt më të mirë. Të gjithë pa përjashtim do marri atë që ka patur, kush ka humbur shtëpiunë do marri shtëpinë, kush ka humbur biznesin do marri biznes.

Ne nuk jemi duke ndenjur, nuk kjemi duke harruar. Po punojmë ditë natë për këtë punë, duam ti bëjmë shpejt por jo shkel e shko. Nuk duam tju fusim nëpër kabina. Duam të bëjmë vërtetë një model shembullor për të respektuar dhimbjen e këtij komuniteti dhe për të respektuar dhe ata të shkretë që ikën. Meriton të jetë qyteza e fëmijëve që rrinë këtu. Ju siguroj që do vijmë shumë shpejt për të filluar punën”, tha Rama./abcnews.al

Shpërndaje