Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe kryesisht ato qe po largohen jane te rinjte .
Njesia administrative e Dajcit ne bashkine e Shkodres po vuan prej shume kohesh kete fenomen.
Permbytjet e shpeshta, mungesa e investimeve dhe e punes ka bere qe te rinjt e ketyre zonave te largohen drejt vendeve te BE duke pare si nje mundesi te re per jeten e tyre.
Kryplaku I Fshatit Viktor Lakaj thote se kjo situate sa vjen e po rendohet dhe se shume shpejt fshati Samrish do te jete I braktisur. Prej disa vitesh ne njesine Dajcit disa shkolla kane mbyllur dyert, duke sjelle keshtu veshtiresi ne rritje per prinderit ne perpjekjen e tyre per te shkolluar femijet.
Dy shkollat ne fshatrat Samrish I Vjeter dhe Samrish I Ri jane mbyllur si pasoje e numrit te vogel te nxenesve kjo si shkak i emigracioni dhe lindeshmerise ne renie.