Banorët në Shkodër në protestë: Kadastra na refuzon legalizimet…

Shpërndaje

Drejtuar:

► Ministres se Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali/ Drejtuese Politike e PS per Qarkun e Shkodres

►Partise Socialiste, Shkoder

►Partise Demokratike, Shkoder Kryebashkiakut Bardh Spahia / Kandidat i PD per Bashkine Shkoder

►Deputetit, Benet Beci, / Kandidat i PS per Bashkine Shkoder

Jemi 132 familje qe banojme prej 26 vitesh, ne territorin e Ish Divizionit Ushtarak ne Shkoder. Si te gjithe Shqiptaret, edhe ne, erdhem nga zona te ndryshme te veriut, per nje jete me te mire dhe kemi blere objektet dhe tokat e zena forcerisht ne vitin 1997, nga persona te tjere. Shumica prej tyre (godinave) ishin te shkaterruara dhe te djegura Godinat i pershtatem per banim dhe kemi harxhuar te gjitha kursimet e jetes per ti bere te jetueshme.

Ne total jemi 132 familje. 26 familje jetojme ne ndertesen dykateshe te Ish Komandes se Divizionit, 45 familje jetojme ne ish fjetore dhe magazina te Ish Divizionit 20 familje kane ndertuar shtepi te reja ne tokat e lira permes banesave ekzistuese. Po ne kete territor, 41 familje ushtarakesh u strehuan nga qeveria ne objektet qe u ndertuan per kosovaret, ne vitin 1999.

Prej 26 vitesh, asnje familje, nuk ka asnje lloj dokumenti pavarsisht se kemi paguar te gjitha taksat e bashkise: uje drita e cdo detyrim tjeter. Ne te gjitha fushatat na eshte premtuar nga deputet e kandidat bashkie por gjithcka ka mbetur ne kuadrin e fjaleve.

NE, tani dy muaj perpara zgjedhjeve kemi vendosur unanimisht qe asnje nga familjet tona dhe as te afermit tane,NUK DO TE MARRIM PJESE NE VOTIMET e 14 Majit. Do vazhdojme dhe rrugen e protestave dhe te gjitha format e kundershtimeve derisa te na jepet zgjidhja per te na privatizuar dhe legalizuar shtepite tona Theksojme se kemi 26 vite qe jetojme ketu dhe Kushtetuta e Shqiperise thote qarte:

Neni 169

Personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzetë vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj.

Ne kerkojme dokumentet per shtepite tona sepse jemi shqiptare dhe meritojme te drejtat qe na jep kushtetuta e vendit tone. Perndyshe me 26 Maj ne qendrat e votimit 263 263/1 dhe ne qendrat e votimit 316 316/1dhe 316 /2 nuk do kete votues te asnje spektri politik.

Presim te na zgjidhet problemi yne jetik.

Faleminderit!

Banoret e 132 familjeve te Ish Divizionit, Shkoder

Shpërndaje