1220 hektarë tokë nën ujë si pasojë e motit të keq në Shkodër, ujësjellësi ‘Oblika 1’ del jashtë funksionit…

Shpërndaje

Sipërfaqja totale e përmbytur në bashkinë e Shkodrës si pasojë e reshjeve të shiut, është 1220 hektarë tokë. Ndërkohë ujësjellësi Oblika 1 është totalisht jashtë funksionit.

Gjithashtu në disa rrugë është e pamundur të qarkullohet përveçse me automjete të larta, për shkak se ka prani të madhe të ujit.

Në aksin Tamarë-Vermosh qarkullimi është i mundur vetëm nëse mjetet janë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

NJOFTIMI I BASHKISE SHKODER:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 22.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 e pandryshuar me oren 18.00 te dates 21.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.45 m me nje rritje prej 20 cm me oren 18.00 te dates 21.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1220 Ha, e rritur me 100 Ha me oren 18.00 te dates 21.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1200 Ha e pembytur. Rruga e obotit ka prezence uji 65 cm, e rritur me 5cm me oren 18.00 e dates 21.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures). Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ( pike ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjetet e ulta.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Shpërndaje