Autoriteti Rrugor shqiptar ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se intensiteti i reshjeve ka rënë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit duke sjellë një qetësim të situatës.
Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës.
Njoftimi i ARRSH: Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situatës.
Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës, dendësia e dëborës mbi 1 metër.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.