Dëborë dhe ngrica në disa akse, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore, në rrugën Bogë-Theth vijon rënia e orteqeve…

Shpërndaje

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes, teksa qarkullojnë në akse që paraqesin vështirësi, si pasojë e reshjeve të dëborës.

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë natës në zonat malore të vendit

Kanë filluar reshjet e dëborës edhe në Qafë Plloçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Libonik-Maliq, Zëmblak-Dogana Goricë, Qafë Mali-Fierzë , Pukë Fushë Arrëz-Kukës ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës në të gjitha akset me prezencë dëbore për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Shpërndaje