Përmbytjet në Obot, banorët të dëshpëruar/ Administratori Ceni: Situata më e rëndë se një ditë më parë…

Shpërndaje

Në ditën e tretë të reshjeve në Shkodër situata vijon të jetë e rënduar. Emergjencat Civile raportojnë për mbi 1000 hektar tokë bujqësore të përmbytura.

Lëvizja e banorëve në Obot më së shumti bëhët për të blerë ushqime.Këta të fundit nuk e fshehin dot dëshpërimin. Të mbjellat e tyre janë nën ujë ndërsa ato tashmë ndihen të pashpresë.Administratori i njësisë Obot Arben Ceni thotë se situata është më e rëndë se një diyë më parë.Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

I gjithë fshati është pa ujë të pijshëm ndërsa mbrëmë është kthyer energjia elektrike.Ky fenomen përsëritet thuajse çdo vit, që nga përmbytjet e vitit 2010, kur Shkodra u përfshi nga përmbytje masive, pasojat e të cilave vazhdon edhe sot e kësaj dite ti vuajë e gjithë zona e Nënshkodrës.

Shpërndaje