Përmbytjet në Shkodër, ende 1100 hektarë tokë nën pushtetin e ujit…

Shpërndaje

Reshjet e shumta të shiut sollën përmbytje në Shkodër, ku ende nën pushtetin e ujit janë 1100 hektar tokë.

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.15 me një rënie prej 40 cm, ndërsa e kundërta ndodh me Liqenin e ( hidrometri ura e Bunes) aty ku niveli është rritur me 5 cm (aktualisht 8.10 m).

Rruga e Obotit ka prezencë uji 55 cm dhe ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Ne rrugën e Obotit po punon një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Grupet e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Shpërndaje