Gazetari Artan Hoxha thotë se ne po flasim për krimin e organizuar që ekspozohet, por në fakt problemi i vërtetë është i paekspozuari.
“Zakonisht, unë e kam batutë dhe them, ata që nuk u përmendet emri, ata janë më të fortët dhe ata nuk janë domosdoshmërisht kriminelë.
Ata anojnë më tepër nga krimi ekonomik, nga aktiviteti që bën Ndragheta sot që quhet mafie me kostum,” – u shpreh Hoxha.
Gazetari theksoi se sot paraja më e madhe gjenerohet nga ky nivel kriminaliteti, pra ata që janë më tepër biznesmenë se vrasës.