Gjendet i pajetë një 60 vjeçar, i cili kërkohej prej disa ditësh në Shkodër. Bëhet fjalë për shtetasin Ndoc Nika, i cili ishte shpallur i zhdukur nga bashkëshortja para pak ditësh.
Ai u gjet i mbytur sot nga polumbarët pranë Urës së Bunës, ndërsa dyshohet se viktima është vetëhedhur nga ura në ujë.
Ndërkohë Policia dhe ekspertiza kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.