Porositë e Ramës në takimin me drejtuesit e policisë: Godisni zyrtarët e korruptuar! Zbardhni misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt…

Shpërndaje

Zbardhen detaje dhe porosi të lëna nga Kryeministri Edi Rama në takimin me drejtorët vendor të policisë, kryepolicin Muhamet Rrumbullaku dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Rama ka kërkuar goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri dhe korrupsion, kjo ndikuar edhe nga rasti i fundit i Alda Klosit. Në bazë të porosive të Ramës ka qenë edhe zbardhja sa më e shpejtë e ngjarjeve kriminale që kanë mbetur mister, përfshirë këtu edhe misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt.

Burimet bëjnë me dije se Rama kërkoi angazhim maksimal të policisë për situatën para dhe pas zgjedhore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë si dhe mos përfshirje të asnjë prej efektivëve të policisë në fushata të partive politike. Menjëherë pas zgjedhjeve policia ka sfidë sezonin turistik, teksa është kërkuar vëmendje maksimale në plazhe.

Sipas burimeve, raste të ngjashme si i 7-vjeçares Jonada Avdija të mos përsëriten dhe kontrollet e policisë të jenë permamanente për të parandaluar ngjarje të ngjashme të rënda. Një ditë parë, ministri Bledi Çuçi tha se do të jenë 40 motorë uji që do të vihen në dispozicion të strukturës së re që do të monitoroj vijën bregdetare.

Shpërndaje