Kush po i sjell qentë endacakë në Shkodër/ Qytetarët: Janë kërcënim për ne, shpeshherë na frikësojnë…

Shpërndaje

Prania e qenve në rrugët e Shkodrës është kthyer në një kërcënim serioz për qytetarët ku shpesheherë ka pasur raste kur këta të fundit edhe janë sulmuar.

Nga urgjenca e spitalit rajonal Shkodër bëhet me dije se rasti më i fundit ka qënë një ditë më parë i një qytetari i cili është kafshuar në këmbë nga një qen endacak. Pyetja që lind natyrshëm është se kush po i sjell qentë në Shkodër duke mbushur të gjitha rrugët.

Qytetarët në opinionet e tyre mendojnë se qentë importohen nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe vijnë i shkarkojnë në Shkodër gjatë natës. Këta të fundit thonë se prania e qenve në rrugët e Shkodrës është kthyer në kërcënim për ta. Është e paqartë se nga i kanë sjellë por dyshimet janë se bashkitë e tjera të veriut kryesisht i zbarkojnë qentë në mënyrë të paligjshme në Shkodër duke krijuar kështu një situatë problematike.

Shpesh herë organizatat për mbrojtjen e kafshëve endacake kanë reaguar lidhur me qentë dhe macet që i sjellin nga bashki të tjera në periferitë e qytetit të Shkodrës duke kërkuar që policia dhe prokuroria të hetojnë këto raste për të vënë përpara përgjegjësisë ata persona që i transportojnë.Duke jetuar në kushte të këqija dhe duke u ushqyer me mbeturina, ata bëhen bartës të shumë sëmundjeve të rrezikshme, të cilat mund të transmetohen edhe te njeriu.

Shpërndaje