Bashkimi i Sindikatave të Pamvaruara Shkodër ka denoncuar mos dhënien e shpërblimit të fundvitit për mjekët e qendrave shëndetësore.
Në një dalje për mediat Kreu i Bashkimit të Sindikatave Albet Tuka dhe ai i Sindikatës së Shëndetësisë Paulo Kaceri thonë se në disa qendra është dhënë dhe në disa të tjera jo.
Sipas tyre një urdhër i kryeministrit për mos përdorimin e fondeve të veçanta për shpërblimin e punonjësve i ka penalizuar ata. Sipas bashkimit të sindikatave të Shkodrës dhjetëra mjekë i janë drejtuar me peticion drejtuesve të tyre pasi ndihen të nënvlerësuar.