Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin ditën e enjte…

Shpërndaje

Ditën e enjte në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimi. Përgjatë ditës shi i herëpashershëm me intensitet të ulët në bregdet.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:     

 në zona malore -2 deri 10°C                  

në zona e ulëta 1 deri 16°C       

në zona bregdetare 5 deri 16°C

Shpërndaje