U arrestua sot nga policia e Shkodrës, 27 vjeçari vrau dy kushërinjtë pas një konflikti për parcelat e kanabisit dy vite më parë

Shpërndaje

27 vjeçari Danjel Pepa që u arrestua ditën e sotme nga policia ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se vrau dy kushërinjtë e tij pas një konflikti për parcelat e kanabissit në vitin 2020. Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të pajetë në një zonë të pyllëzuar pranë parcelës me kanabis, e cila u bë shkak për vrasjen e tyre.

Trupat e pajetë u gjetën disa metra larg njëri-tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov, ndërsa dyshohej se Danjeli ishte arratisur në Mal të Zi.

Si nisi konflikti?

Disa muaj para se të ndodhte ngjarja e rëndë, Vilson Çutaj kishte dalë nga qelia në burgun e Reçit, ku vuajti dënimin me 3.4 vite për kultivim kanabisi. Por sapo doli iu rikthye sërish kanabisit. Bashkë me Klementin, kultivuan një parcelë me kanabis në zonën e pyllëzuar te Rrencit në Malësinë e Madhe.

Dy të rinjtë, Klementi dhe Vilsoni që ishin kushërinj me njëri tjetrin, afruan pranë tyre në “biznesin” e drogës edhe Danjel Pepajn. Tre të rinjtë kishin lidhje me njëri tjetrin, pasi Vilsoni ishte kushëri me Klementin, ndërsa ky i fundit me Danjelin duke krijuar besueshmëri për ecurinë e kultivimit të kanabisit.

Lëvizjet e tre të rinjve në zonë në 6 muajt e fundit kishin ngjallur dyshime te banorët e zonës. Por jo gjithçka shkoi sikur e planifikonin, pasi 50 kg kanabis humbasin. Dyshimet? Vilsoni e pyet Klementin se ku dyshon dhe ky i fundit gishtin e drejtoi nga kushëriri i tij, Danjeli, i cili e mohon që ta ketë marrë.

Pasi Vilsoni dhe Klementi takohen me Danjelin për të sqaruar dyshimet. Në datën 3 tetor, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën. Gjatë rrugës për te parcela, në rrethana jo krejt të qarta, Danjel Pepaj mori armën, që dyshohet se e kishte fshehur në parcelën me kanabis duke i qëlluar për vdekje./abcnews.al

Shpërndaje