Shkodër/ Arrestohet 19 vjeçari për vjedhje të një biznesi…

Shpërndaje

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shop”, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes me thyerje, në një biznes (servis celularësh), ngjarje e ndodhur më 06.12.2022.

Vodhi me thyerje, aparate celulare dhe sende të tjera, në një biznes në Shkodër, vihet në pranga 19-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 17-vjeçar, bashkëpunëtor i të arrestuarit.

Këtyre shtetasve iu gjetën në banesa dhe iu sekuestruan, disa nga celularët dhe sende të tjera të vjedhura, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një vjedhje me thyerje, në një biznes (servis celularësh), në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Shop”, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore të këtij rasti, si dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të tij.

Si rezultat, është arrestuar shtetasi Xh. B., 19 vjeç dhe janë referuar materialet e ka nisur procedimi në gjëndje të lirë, për një 17-vjeçar, të dy banues në Shkodër.

Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.12.2022, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë thyer xhamin e derës së një biznesi privat (servis celularësh) ku kanë marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike.

Në vijim, në kuadër të operacionit “Shop”, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, ku janë gjetur 9 aparate celulare të markave të ndryshme, pajisje të tjera elektronike, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje