Aksident me pasojë vdekjen në Aksin Shkodër-Hani Hotit, humb jetën 38 vjeçari…

Shpërndaje

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe,  duke drejtuar automjetin  tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka  dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L,  pësoi  dëmtime të rënda   dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar  jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

Shpërndaje