Gazetarja investigative, Klodiana Lale, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, ku 31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha.
Lale ka treguar se pas ngjarjes Shehu u mor nga ish-drejtuesi i policies Erzen Breçani i cili e shoqëroi pranë ambienteve të selisë blu.
Gazetarje rrëfen se gjatë një bisede të zhvilluar me Breçanin ka mësuar se Shehu teksa është pyetur nga vetë ai se pse e dhunoi Sali Berishën ka thënë vetëm “ishte diçka për tu bërë”, duke mos dhënë më tepër detaje.
Më pas ai ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi nuk ndihej mirë dhe menjëherë është telefonuar ambulanca të cilët kanë mbërritur pranë ambienteve të selisë blu dhe e kanë shoqëruar për në spital 31-vjeçarin.
“Breçani e ka pyetur se çfarë kishte me Sali Berishën por ai i ka thënë vetëm një fjali, se ishte diçka për tu bërë”, tha Lale.
Sipas gazetares ende nuk është konfirmuar nëse agresori Gerti Shehu ka pasur një dorezë hekuri apo një tjetër hekur në dorë në momentin që ka goditur ish-kryeministrin.
Gjithashtu Lale ka thënë se Shehu ka precedentë të mëparshëm penalë për plagosje në gushtin e këtij viti dhe për posedim të lëndëve narkotike kanabis në të kaluarën, ndërsa shtoi se nuk rezulton që ai të jetë një agjent i policisë kriminale.