Në vijim të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të armëmbajtjes pa leje, Sherbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hidden”.
Gjatë operacionit, në qytet Lezhë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Dodge”, me drejtues shtetasin Darling Gjoni dhe pasagjer shtetasin Amarildo Ndreca.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Darling Gjoni 25 vjeç dhe Amarildo Ndreca 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tale, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.