Emisioni ’Pa Gjurmë’ ne Report Tv denoncon skandalin në qytetin e Lezhës, nga ku të lëna në mëshirë të fatit tri motra me probleme të shëndetit mendor prej më shumë se 6 vitesh abuzohen seksualisht në mënyrë sistematike. Të moshës 38, 40 dhe 41 vjeçare, motrat i sheh në çdo orë të ditës në qytet, ndërsa abuzohen nga të rinj dhe të moshuar.
Lidhur me këtë skandal i cili ndodh nën hundët e policisë gazetari i emisionit ’Pa Gjurmë’ Freard Rista iu drejtua Shërbimit Social në Bashkinë e Lezhës, ku punonjësja e këtij institucioni nuk ndodhej në vendin e punës. Ndërkaq skandali thellohet edhe më tej skandali kur gjatë transmetimit live moderatorja Odeta Dume telefonoi live Keler Sufja, Drejtorin e Shërbimit Social Shtetëror, Lezhe mohoi se vajzat nuk janë ndihmuar.
Viktima të abuzimit seksual të trija motrat janë lënë pa kujdestari ligjore, ndërsa në 6 viteabuzime, dënimi është dhënëvetëm për një 75-vjeçar. Në vitin 2019 i moshuari u dënua nga Gjykata e Lezhës me 5 vite heqje lirie për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të paaftë për t’u mbrojtur”. Gjithcka u zbulua nga një video në rrejte sociale, ku i moshuari abuzonte me vajzën prapa një dyqani. Kjo situatë rëndohet edhe më shumë kur si pasojë e abuzimeve në jetë kanë ardhur dhe 3 fëmijë që kanë përfunduar në jetimore. Aktualisht njëra nga motrat ka mbetur sërish shtatzënë.