Shkodër, strehohen 24 familje të komunitetit Rom/ Projekti i financuar nga Qeveria Shqiptare me vlerë 71 mln lekë…

Shpërndaje

2 vite pas afatit te parashikuar dhe shpallur, perfundon projekti i strehimit social per komunitetin rom dhe egjiptian. Nje project i financuar nga qeveria shqiptare ,fondi i strehimit social me nje vlere totale prej 71.3 milion lekesh ne bashkefinancim prej 25% me Bashkine Shkoder.

Ne kete projekt perfshihet strehimi i 24 familjeve. Baza materiale u mundesua nga fondacioni “Shprese per boten”, kryetari I saj tregon se tashme sfide per kete kontigjent mbetet punesimi

Brënda territorit të Bashkisë Shkodër jeton një komunitet prej 450 banorësh rom, të lokalizuar në 5 kampe informale brënda pronave private nëpër qytet.

Nga këta banorë, rreth 142 janë të regjistruar si banorë të Bashkisë Shkodër, ndërsa pjesa tjetër janë kryesisht levizes dhe pse të stacionuar në qytet prej 30 vitesh tashmë.Projekti u implementua në 5 faza i shtrirë ne një afat 2 vjecar financimi (’2019-’2020). Por banesat arriten te behen eficente vetem ne prag te dimrit 2022.

Shpërndaje