Partia e Lirisë e Ilir Metës do të ketë vetëm 4 kandidatë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit.
Kandidatët e tij ‘të infiltruar’ në Primaret e Sali Berisha kanë fituar në 4 bashki: Në Kuçovë me Lefter Maliqin, në Përrenjas me Suzana Topin, në Memaliaj me Albert Malajn dhe në Skrapar me Eugen Mustafallarin.
Primaret e Sali Berishës u kontestuan fort nga vetë kandidatët, për manipulime flagrante.
Disa prej tyre, ishin pikërisht kandidatë të Ilir Metës, si fjala vjen Shemsi Premçi, Sazan Guri etj