Të dashur anëtarë/e, simpatizantë/e themelues të Partisë Demokratike, anëtarë/e të FRPD-së dhe zonja të nderuara të LDG-s, të Degës Vau Dejës.
Më lejoni t´ju falenderoj nga zemra për besimin që më dhatë sot, me votën tuaj, për të qënë unë kandidat i Partisë Demokratike në Bashkinë Vau Dejës, për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Banorë të Bashkisë Vau Dejës, brenda dhe jashtë vendit, ju me kontributin tuaj, besimin, përgjegjësinë dhe mençurinë tuaj keni treguar përherë se dini të jeni në anën e duhur të historisë!
Të gjithë bashkë, tashmë kemi sfidën e radhës që Bashkia të jetë e juaja dhe në shërbimin tuaj!
Ne së bashku kemi kaluar çdo sfidë, edhe atëherë kur kemi menduar se nuk ka dritë, me ndihmën e Zotit, përballë nesh ka pasur gjithmonë një dritë jeshile, duke sjellë si rezultat që Komuna apo Bashkia të jetë shtëpia jonë e përbashkët, që ofron garanci dhe besim për çdo banor, për çdo qytetar të Bashkisë Vau Dejës!
Ne kemi treguar bashkarisht se kjo shtëpi e jona e përbashkët ka qënë gjithnjë, derë e hapur për miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, për bashkëpunime dhe kontribute, për të bërë më të mirën për të gjithë banorët e Bashkisë Vau Dejës!
Jemi të gjithë dëshmitarë, se kjo shtëpi solli për të gjithë, në çdo lagje, në çdo fshat, në qytetin tonë, më shumë se kurrë investime duke përmirēsuar jetën e të gjithëve!
Jam i bindur se me kontributin e të gjithëve, kjo shtëpi e jona do të kthehet edhe njëherë tjetër aty ku i takon, në shërbim të gjithësecilit me shërbime cilësore dhe dinjitoze për çdo banor në çdo cep të Bashkisë Vau Dejës!
Bashkia Vau Dejës, me 14 Maj, do t’i kthehet qytetarëve të saj!
Faleminderit!
Zef Hila.