TËRHIQET nga primaret e Kamzës Shemsi Prençi, denoncon parregullsitë: NUK NJOH procesin! SOCIALISTËT po votojnë me emrin në listë, demokratëve iu shkruhet me dorë…

Shpërndaje

Kandidati i primareve të Partisë Demokratike në Kamëz, Shemsi Prençi deklaron se nuk do të njohë procesin, për shkak të parregullsive me listat e votuesve.

Prençi thotë se në votime janë duke marrë pjesë socialistë, të cilët e kanë emrin në listën e miratuar nga kryesia e PD, ndërsa demokratët detyrohen të votojnë duke shënuar emrin me laps e letër.

Prençi garon në primaret për Bashkinë e Kamzës përballë Asllan Dogjanit dhe Arjan Hoxhës.

Denoncimi i Prençit:

Modeli i votimit ne Primaret e PD Kamez!

Socialistat kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa Demokratëve ju shkruhet me dorë emri.

Në këto kushte jam i detyruar të mos e njoh procesin dhe ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastruktures zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike.

Shpërndaje