Zhduken 39 fëmijë shqiptarë, BBC: Humbën pas mbërritjes ilegalisht në Britani…

Shpërndaje

39 fëmijë shqiptarë janë zhdukur nga qendrat e pritjes në britani pasi kanë mbërritur ilegalisht atje të pashoqëruar. Denoncimi është bërë nga BBC në një artikull për fluksin e shqiptarëve që emigrojnë ilegalish drejt anglisë. Sipas shifrave numri i personave që kanë hyrë ilegalisht në vend gjatë këtij viti është dyfishuar.

Emigrimi masiv i shqiptarëve në rrugë ilegale drejt Britanisë po shoqërohet me shifra shqetësuese të zhdukjes së fëmijëve.

BBC thekson në një artikull se pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria, kanë humbur gjurmët.

Humbja e kontakteve ka ndodhur pas zbritjes së të miturve në token britanike pasi ata ishin vendosur në qendrat e pritjes.

Deri në 31 tetor, autoritetet britanike kanë marrë 197 fëmijë shqiptarë, ndërkohë për 39 prej tyre nuk ka më asnjë gjurmë.

Një organizëm që bën fushatë për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi, thksoi se këto shifra janë tejet shqetësuese.

Sipas BBC, shifrat e qeverisë britanike, të mbledhura nga BBC tregojnë se mbi 44 mijë persona kanë kaluar kanalin e La Manshit me varka të vogla gjatë këtij viti krahasuar me rreth  28.400 persona që mbërritën vitin e kaluar.

Shifrat e larta të këtij viti shkaktuan mbipopullimin e qendrës së pritjes  Manston në Kent, ku u grumbulluan rreth 4000 njerëz, sa dyfishi i kapacitetit.

BBC thekson më tej se për Këshillin e Qarkut të zonës, zhdukja e 39 fëmijë shqiptarë të cilët ishin marrë në ngarkim, duhet të jetë jashtëzakonisht shqetësuese.

Çështja e kalimit illegal të emigrantëve shqiptarë në Britani është kthyer në temë debati gjatë këtij viti ndërkohë që fluksi i lartë, detyroi autoritetet e Londrës që të kërkojnë bashkëpunimin e policisë kufitare franceze me qëllim parandalimin e fenomenit që në zonën e nisjes së mjeteve lundruese që kalojnë kanalin e La Manshit drejt tokës angleze.

Shpërndaje