EMRI/ Mjeku masakrohet me sende të forta, dërgohet në gjendje kome në Spitalin e Traumës…

Shpërndaje

Vladimir Shuli, mjek familje në qytetin e Gramshit, është dhunuar e qëlluar me mjete të forta brenda shtëpisë së tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e datës 30 nëntor dhe për pasojë mjeku ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe trup.

Persona të paidentifikuar janë futur në shtëpinë e tij dhe e kanë dhunuar barbarisht duke e goditur me mjete të forta. Si pasojë e goditjeve Vladimir Shuli ka marrë dëmtime të shumta në nofull, kokë dhe trup dhe është sjell në Spitalin e Traumës.

60 vjecari është gjetur në gjendje kome nga të afërmit. Aktualisht mjeku ndodhet në gjendje kome dhe po lufton me jetën. Shuli ushtronte profesionin si mjek familje prej vitesh në Qendrën Shëndetësore në lagjen “Sporti” të Gramshit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, njofton se në bazë të hetimeve ka arritur të identifikojë dy personat që dyshohet se kanë dhunuar mjekun Vladimir Shuli, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, nuk mund të japë më tepër detaje.

“Mbrëmjen e datës 30 nëntor, është dërguar nga familjarët, në spitalin e Gramshit, për ndihmë mjekësore, pasi ishte dëmtuar në fytyrë, shtetasi V. Sh., 60 vjeç, me detyrë mjek. Nga veprimet paraprake hetimore, u konstatua se ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore (hipertension).

Në vijim të hetimeve të thelluara për këtë rast, Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në Prokurori, për ta, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin V. Sh. Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera”, njofton Policia.

Shpërndaje