Mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Shkodër ka pasur në fokus kryesor miratimin projekteve të rëndësishme ,të shumëpritura për qytetin.
Përfaqësuesi i Drejtorisë së planifikimit të Bashkisë,Alion Koçkiçi paraqiti fillimisht projektin për terminalin e autobuzëve.
Ky terminal i kategorisë A do të ndërtohet në zonën e By pass-it lindor të qytetit.Më pas, Koçkiçi kërkoi nga këshilltarët pranimin e projektit”Qyteti i vogël i trafikut”,paraqitur dhe sponsorizuar nga ambasada Polonisë në Tiranë.
Projekti konsistonte në ndërtimin e hapësirave për lëvizjen e fëmijëve me biçikleta pranë shëtitores së re.Projekti tjetër i relatuar nga drejtuesja e kulturës së Bashkisë,Terezina Hila,konsistonte në rikonstruksionin e lulishtes së Teatrit Migjeni dhe heqjen e barrierave rrethuese.
Këshilltarët bashkiakë miratuan unanimisht të gjitha projektet e paraqitura ,duke shprehur dakortësi për çdo investim në dobi të qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës.