Partia Socialiste e Shqiperise eshte ne procesin e perzgjedhjes se emrave per te qene pjese e gares se zgjedhjeve locale te 14 Majit.
Nese ne radhet e demkrateve te gjithe jane te fokusuar tek primaret, ne seline roze ky proces eshte drejt permbylljes.
Në 5 bashkitë e qarkut Shkodër, procesi i përzgjedhjes së emrave. duket se shtë përfunduar tashmë. Emrat do të jenë tagër i Kryesisë së PSSH- së, ku ndikim parësor do të kenë të deleguarit sipas qarqeve, në rastin e Shkodrës, Elisa Spiropali.
Pa emësrimit si i deleguar politik për bashkinë e Shkodrës, duket se Benet Beci është një hap larg kandidimit në bastionin e Partisë Demokratike që sot drejtohet nga demokrati Bardh Spahia.
Në Bashkinë Malësi e Madhe, siç edhe në ato të Pukës dhe Fushë Arrëzit, PS po shkon drejt konfirmimit të kandidatëve, kryetarëve që drejtojnë sot qeverisjen vendore në këto territore. Tonin Marina, Gjon Gjonaj dhe Fran Tuci po futen në garë për mandatin e tretë e të fundit radhazi, nëse rizgjidhen. Tre mandate është maksimumi që ata mund të pretendojnë.
Në bashkinë Vau Dejës është tashmë e sigurtë se Mark Babani, per arsye personale nuk do te jete me ne gare per nje tjeter mandat. Emri i Kristjan Shkrelit, aktualisht nënkryetar bashkie dhe kryetar i PS- së, është emri më i mundshëm si kandidat.