Xhaxhai i Ervis Martinaj, Faik Martinaj ka reaguar sërish për zhdukjen e nipit të tij, Ervis Martinaj, i cili njihej ndryshe si “padroni” apo “mbreti” i lojërave të fatit.
Faik Martinaj, beson se Ervisi është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur nga kundërshtarët.
“Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politik e kanë eliminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha ai.
Faik Martinaj në emisionin “Pa Gjurmë” ka deklaruar se pasojat për Ervis Martinajn kanë ardhur pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Ky i fundit tha se Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të eliminuar ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.
“Ervisi më dërgoi mesazh më 9 gusht, rreth orës 19:23, na përshëndeti, s’na tha ku ishte” shtoi Faik Martinaj.