Ditën e djeshme u arrestua polici Patrullës së komisariatit nr1. Serxhio Cani 22 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç, pasi ndalonin të rinj që pinin hashash tek Liqeni Artificial, iu vinin pranga dhe pasi i merrnin para i lironin.
Cani e Muzikanti u merrnin të rinjve që pinin hashash 20 deri në 50 mijë lekë për t’i lënë më pas të lirë. Saje Muzikanti, polic i bashkisë ka rrëfyer se i grabiste qytetarët dhe u merrte para në mënyrë që mos t’i arrestonte, kryesisht përdoruesit e hashashit, pasi kishte një kredi për të paguar.
“Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e kam bërë në bashkëpunim me Serxhion,”- ka dëshmuar ai.
Ndërkohë Serxhio Cani, me detyrë polic patrulle ka mohuar se është përfshirë në grabitje, pavarësisht se provat e mbledhura e nxjerrin bashkëpunëtor./JOQ Albania