Përmirësohet situata hidrike, KESH shet energji, fasha 800 kWh pritet të anulohet edhe për Dhjetorin…

Shpërndaje

Situata e mirë hidrike ka lejuar Korporatën Elektroenergjitike që të shesë përsëri energji elektrike. Në bazë të procedurës së zhvilluar energjia është shitur për periudhën 26-29 nëntor dhe kap një vlerë totale prej 2.7 mln eurosh.

Nëse vërejmë çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare rezulton se KESH e ka shitur atë në nivele të përafërta me atë bursës.

Për shkak të uljes së temperaturave enegjia është shtrenjtuar ndjeshëm në bursë gjatë ditëve të fundit duke arritur edhe mbi 400 euro në oraret e pikut

Korporata Elektroenergjitke ka shitur 10 mijë megavator energji të ndarë në dy lote me çmime që variojnë nga 247.77 euro në 285,75 euro.

Situata e favorshme hidrike, po gjeneron të ardhura për Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare ku përmes 3 procedurave janë siguruar mbi 6 mln euro.

Prurjet në kaskadë vijojn të mbeten të larta dhe përllogariten rreth 900 m3 në sekondë.Ndërsa kuota në Fierzë është rreth 278 metra ose rreth 11 metra më shumë se një javë më parë.

Këto tregues janë optimist edhe për qytetarët. Sipas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë fasha prej 800 kWh është në fuqi për muajin dhjetor, por më shumë gjasa qeveria pritet ta anulojë edhe për këtë muaj.

Shpërndaje