“Mami më hodhi në gropë të gëlqeres dhe ngela i shkurtër, 42 vjeçari shkodran: Dua nuse…

Shpërndaje

Ardit Mancaku është tashmë një ndër personazhet më të dashur në Shkodër. Edhe është i prekur nga namizmi, kjo nuk e ka penguar atë të shijojë çdo moment të jetës.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Arditi ka treguar historinë e vështirë të jetës së tij, sesi nëna e ka hedhur në një grop gëlqereje dhe ai është sëmurur. Më tej, pasi e ka braktisur, Arditi është birësuar nga një familje italiane deri në rikthimin pjesë e projektit shpresa në Shkodër.

Kam 24 vjet te projekti “Shpresa” dhe i jam falenderues. Ky projekt është prindi im dhe pa të unë nuk e di se ku mund të isha.

Unë nuk dua ta di për prindërit se kur isha ne Itali isha rehat me zotin me familjen adoptive. Kur më pyetën zgjodha familjen biologjike dhe ja futa veten. Nëna ime nuk më donte për shkak të gjatësisë time. Mua prindërit më kanë lënë që në moshën 1-vjeç.

Unë kam lindur normal, po më kanë hedhur në gropë të gëlqeres nëna ime dhe më ka gjet gjyshja ime. Prandaj jam bërë kështu. Nuk ja vlen të më kërkojnë fare, sepse jam më rehat te projekti ‘Shpresa”.

Më tej, Arditi ka shprehur dëshirën e veçantë për të gjetur një nuse, duke treguar kërkesat që ajo duhet të përmbush.

“Unë jam 42-vjeç dhe punën e kam tamam. Unë do të punoj me kompjuter dhe me kamera, të hënën filloj tamam.

Nusja duhet me pas qëllime serioze, me pas trurin në rregull. Të jetë punëtore, të bëjë punët e shtëpisë. Unë normal se do bëjë punë se do bije rrogën në shtëpi. Unë kam pas një lidhje edhe më herët dhe ja kam treguar projektin se është familja ime.

Kam pasur një lidhje dhe ajo vajza ka pasur një sëmundje të keqe, plus që nuk ja ka kallëzuar familjes së vetë dhe nuk ka qenë e sinqertë”.

Shpërndaje