Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro, çfarë po ndodh me monedhat e tjera…

Shpërndaje

Dollari amerikan është blerë këtë të diel, 27 Nëntor, me 111.7 lekë dhe është shitur me 113 lekë sipas kursit të këmbimit, duke pësuar një rënie të lehtë me ditët që lamë pas.

Sakaq monedha evropiane Euro ka pësuar rënie gjithashtu, ku blihet me 116.2 lekë dhe shitet me 116.8 lekë.

Rritje të lehtë ka pësuar dhe paundi britanik, i cili sot blihet me 134 lekë dhe shitet me 135.5 lekë.

Ndërsa franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, teksa blihet këtë të diel me 117.4 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Shpërndaje