Arrestohen tre hajdutët serialë në Lezhë…

Shpërndaje

Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Serial”, për goditjen dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhën në banesa dhe në ambiente të ndryshme, në Lezhë dhe në Laç, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Zbardhen një sërë vjedhjesh të kryera gjatë këtij viti, nga 3 të arrestuarit me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Lezhë dhe Kurbin, në vijim të punës për goditjen e rasteve të vjedhjes, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen përpara drejtësisë, të autorëve të tyre, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Serial”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:

? Gj. C., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 21.11.2022, ka vjedhur në banesën e një shtetasi;

? Gj. Ll., 51 vjeç, banues në Kurbin, pasi më datë 08.11.2022, ka vjedhur në Kurbin, disa krerë bagëti të imta, në pronësi të një shtetasi;

? A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi nga veprimet hetimore, rezulton autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

•Me datë 20.11.2022, ka vjedhur materiale, në banesën e një shtetasi; •Me datë 09.11.2022, ka vjedhur në Lezhë, celularin e një shtetasi; •Me datë 22.06.2022, ka vjedhur në Laç, vegla pune, në magazinën e një shtetasi.

Të 3 të ndaluarit janë shtetas me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje