Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni antidrogë, prokurori Adnan Xholi, në një konferencë për mediat u shpreh se një nga financuesit është shqiptar, ku është bërë i mundur edhe arrestimi i tij.
Sipas Xholit janë 24 ton drogë brenda e fshehur në thasë me pleh kimik artificia që janë kapur dje dhe vlera e blerjes së mallit është 18 mijë euro.
I pyetur nga gazetarët nëse operacioni ka pasur dekonspirim, prokurori e ka mohuar.
Pyetje: A ka pasur dekonspirim?
Prokurori: Jo nuk ka pasur asnjë dekonspirim
Pyetje: Kusht është financuesi?
Prokurori: Një ndër financuesit patjetër është i ditur
Pyetje: A kontrollohet nga grupet shqiptare që jetojnë në Dubai?
Prokurori: Unë jam prokuror nuk jam fallxhor.
Po ashtu, Prokurori u shpreh se ka edhe bashkëpunëtore te huaj, ndërsa theksoi se porosia është bërë në maj 2022.
“Janë 10 shtetas shqiptar për të cilët janë zbatuar masat e sigurisë. Ne dimë momentin kur është bërë porosi, nga ai moment ne jemi bërë monitorime. Porosia është bërë në maj 2022, kërkesa për të blerë këtë sasi me pleh organik artificial dhe hapja e firmës është bërë në janar 2022”.