Katër shtëpi të përmbytura dhe 1,300 hektarë nën ujë, Bashkia përditëson situatën në Shkodër…

Shpërndaje

Katër shtëpi janë aktualisht me prezencë uji në Shkodër, në lagjen Ajasem, ndërkohë që situata pothuajse është e njëjtë me përditësimin e orës 08.00 të mëngjesit të kësaj të mërkure. Ka një ulje të numrit të hektarëve të përmbytur, por reshjet e shirave vazhdojnë.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 12.00, shënon kuotën 7.93m ndërkohë që kuota maksimale 8.70 metra. Janë evakuar 10 familje me 30 persona në total dhe po marrin shërbim në strukturat akomoduese.

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022,ora 12.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 12.00,shënon kuotën 7.93m, (Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 12.00,shënon kuotën 5.80 m, (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1375 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit ka presence uji 50 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.

Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 125 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht dhe marrin sherbim ne konvikte:

Janë 10 familje, gjithsej 30 persona, si me poshte:

Lagj Nr 1 – 1 familje me 4 persona

Lagj Nr 4 – 2 familje me 6 persona

Nj.A Berdice – 2 familje me 5 persona

Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona

Kane marre trajtim gjithsej ne konvikte :

14 familje me 43 persona

Kane kerkuar sherbim dhe ju eshte pergatitur akomodimi ( por nuk jane paraqitur):

10 familje me 40 persona

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona) te akomoduar tek te afermit

4 shtepi me presence uji (lagjia Ajasem).

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Shpërndaje