Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.90m, (kuota e matur sipas ores 07.00).(Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, ((kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1435 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Rruga e Obotit ka presence uji 60 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.
- Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.
Familje të evakuara aktualisht:
Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 person, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje, 57 persona, jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.
Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)
Lagja nr. 1, 1 familje ( 5 përsona)
43 persona jane te akomoduar ne konvikte.
1 shtepi me presence uji (lagjia Ajasem).
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.