Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur katër të rinj, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur, Marinela Gjergji 28-vjeç, Daniel Gjergji 24-vjeç, Fatjon Gjura 30-vjeç dhe Marjan Marku.
Ata menjëherë janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.