Në një intervistë për RTV Ora, kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia u shpreh se situata është shumë e vështirë në qarkun e Shkodrës pasi është përmbytur një sipërfaqe e madhe.
Ai tha se aktualisht janë të paktën rreth 1100 Ha të përmbytur dhe një pjesë janë prekur edhe banesat, ndërsa thekoi se janë evakuuar rreth 21 familje me 100 persona në total.
Ai shtoi se ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të kaskadës së Drinit që të mbahet kontakte dhe të paralajmërojnë në kohë në mënyrë që të jenë në kohë për masa.
Spahia:Situata është shumë e vështirë në qarkun e Shkodrës pasi është përmbytur një sipërfaqe e madhe. Aktualisht janë të paktën rreth 1100 Ha të përmbytur dhe një pjesë janë prekur edhe banesat. Momentalisht ka pasur disa banesa të prekura nga uji dhe deri më tani janë evakuuar rreth 21 familje me 100 persona në total që i kemi akomoduar në disa ndërtesa të përgatitura paraprakisht nga bashkia jonë. Një pjesë tjetër ka shkuar pranë të afërmeve të tyre.
Sa jam kthyer nga disa zona që përballen me një situatë të vështirë, sepse ka pasur një rritje të nivelit të ujit në mënyrë shumë të shpejtë flasë edhe shkarkimeve të ekzagjeruar në kaskadën e Drinit. Prandaj kam tërhequr vëmendjen e drejtueseve të kësaj kaskada që të mbajmë kontakt, gjë e cila nuk ka ndodhur, por të paralajmërojnë në kohë në mënyrë që të kemi kohë për masa, çka do të ulte riskun e humbjes së jetëve dhe pronave.