Përpara të rinjve, ndaj të cilëve kërkon votëbesimin për të drejtuar forumin rinor të partisë demokratike, kandidati Ergys Ivziku shpalosi platformën e tij dhe objektivat për drejtimin e FRPD Shkodër. Gjithëpërfshirja e të rinjve, barazia në vendimmarrje, demokracia e brendshme, pranimi i mendimit ndryshe, janë pikat kyçe ku ai e sheh suksesin e drejtimit të forumit dhe rritjen e mbështetjes së të rinjve ndaj kësaj organizate politike.
Situata aktuale që po kalon vendi është e rëndë dhe Ivziku e sheh të mundshëm ndryshimin vetëm duke u bashkuar energjitë dhe vizioni i të rinjve. Largimi nuk është zgjidhje dhe kemi në duar ta frenojmë këtë gjë shtoi ai.
Në mbyllje të fjalës së tij duke i ftuar të rinjtë demokrat të bëjnë zgjedhjen më të mirë, Ivziku premtoi se organizimi i r ii FRPD-së Shkodër do të jetë mesazhi i fitores së partisë demokratike në proçeset zgjedhore. Me 20 Nëntor të rinjtë e FRPD zgjedhin kryetarin mes dy kandidaturave në garë.