Ju informojme mbi situaten ne Qarkun Shkoder.
Akset rrugore te kontraktuara nga DRV nuk kane probleme ne qarkullimin rrugor.
Nga DrUK Lezhe informohemi se ne argjinatura e kanale kullimi deri tani nuk jane konstatuar probleme.
Nivelet e lumenjve jane poshte gjendjes rrezikut.
Per bashkine Puke deri ne keto momente raportohet te kete deme ne rruget rurale te njesive administrative, shembje skarpatash, gerryerje dhe vershime inertesh nga reshjet e nates se mbremshme, rruget jane te kalueshme.
Ne territorin e bashkise Fushe-Arrez raportohet te kete demtimin e rrugeve auto rurale te NjA Iballe, Fierze, Blerim dhe Qafe-Mali, ku po punohet per venjen ne funksion te tyre, gjithashtu ka patur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike ne disa fshatra.