Kjo është ura mbi të cilën kalojnë fëmijët e fshatit Prekal për të shkuar në shkollë. Ndonëse jo shumë e gjatë, ura ka krijuar gropa në shumë vende ndaj nxënësit janë të rrezikuar e sidomos këto ditë kur ura mund të rrezikojë dëmtimin si pasojë e vërshimeve të fundit.
Nxënësit dhe prindërit kërkojnë që të merren masa për riparimin e urës por thonë se nuk kanë se ku të ankohen në një kohë kur edhe fshati si për cudi nuk ka një kryeplak.
Ecja mbi urën e dëmtuar prej muajsh, po rrezikon nxënësit e kësaj shkolle që lëvizin mbi të për ta vijuar mësimin. I gjithë fshati shpeshherë kufizohet nga vërshimi i lumit Kir dhe rënia e gurëve nga mali.
Më të veshtire e kanë fëmijet të cilët mbesin pa shkollë për shkak se lumi fryhet gjatë stinës së dimrit dhe në të nuk mund të kalohet.