Bashkia Shkodër nis punimet për riparimin e urës së Bunës…

Shpërndaje

Ura e vjetër e Bunës është kthyer javët e fundit në një shqetësim serioz për banorët e Bashkisë Shkodër. Dëmtimet e dërrasave kanë vështirësuar qarkullimin dhe kthyer lëvizjen në të, në një rrezik për jetën e qytetarëve. Duke marrë në konsideratë shqetësimet e shprehura nga komuniteti, Bashkia Shkodër ka nisur gjatë të mërkurës punën për riparimin e urës, edhe pse kjo vepër nuk është në juridiksionin e saj, pasi i përket ministrisë së mbrojtjes dhe asaj të kulturës.

Specialistët dhe punonjësit e bashkisë kanë nisur ndërhyrjet për të shmangur ndonjë tragjedi.Ndërsa punohej në këtë objekt, përfaqësuesit e drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore i kërkojnë bashkisë të marrë leje në ministri, por nga ana tjetër vetë ministritë që nuk përmbushin detyrimet, vijojnë të luajnë me faktin se kush ka përgjegjësi, pa ju interesuar rreziku me të cilin duhet të përballen qytetarët që kalojnë mbi këtë urë.

Bashkia Shkodër do të përmbyllë punën brenda pak ditësh, gjithmonë nëse nga ana e institucioneve qëndrore nuk mbërrijnë urdhëra shtesë për bllokim të punimeve.

Shpërndaje