Një autoambulancë është aksidentuar në në aksin rrugor Lezhë-Milot .Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pacientët dhe personeli mjekësor.
Ambulanca e spitalit të Rrëshenit po transportonte një të sëmurë për në spitalin e Lezhës, por drejtuesi ka humbur kontrollin në një kthesë duke u kthyer përmbys anash rrugës.
Të lënduar nga aksidenti kanë mbetur një infermier dhe tre të moshuar, mes tyre njëra ishte pacientja dhe dy të tjerë shoqëruesit e saj.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe po heton për shkaqet e aksidentit.