Të mërkurën përkeqësohet moti, vendi do të përfshihet nga rrebeshe shiu dhe rrufe…

Shpërndaje

Të mërkurën, metereologët parashikojnë përkeqësim të motit me reshje shiu dhe rrufe.

Në orët e vona të mbrëmjes reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Sipas SHMU, në veriperëndim dhe bregdet gjatë mbrëmjes vonë reshjet do të marrin karakter rrebeshesh me rrufe dhe shtrëngata.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 2 deri 17°C                                                                             

në zona e ulëta 5 deri 23°C                                                                                   

në zona bregdetare 12 deri 23°C

Shpërndaje