“Tepe”, Landfill apo lagje e qytetit?/ Gjendja është alarmante, pirgjet me mbeturina “pushtojnë” rrugën…

Shpërndaje

Situata e percjellur permes ketyre pamjeve ngjan si nje landfill por jemi vetem pak metra larg unazes lindore te qytetit te Shkodres.

Kjo eshte lagjia Tepe e ndodhur ne periferi, zona duket e lene krejtësisht në harresë sa i përket pastertise dhe rregullit pasi plehrat kane mbuluar nje pjese te mire te rrugeve dhe ndodhen fare prane banesave.

Gjendja e perseritur ne nje nga lagjet me te vjetra te Shkodres sjell ne vemendje mungesen e pergjegjesise se instancave vendore. Pavarësisht alarmit të ngritur nga qytetarët, organizatat apo edhe shoqëria civile, sërish situata e mbetjeve vazhdon të mbetet e njejtë.Keqmenaxhimi I mbetjeve urbane dhe inerte në qytetin e Shkodrës nuk po gjen zgjidhje.

Disa herë në media është bërë publik rasti i depozitimit të këtyre mbeturinave në lagjen “Tepe” por që nuk i është dhënë një herë e mirë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse. Mbeturina të shpërndara në të gjithë rrugën, jo vetëm shëmtojnë pamjen por edhe bëhen shkak për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme duke vënë në rrezik shëndetin e banorëve.

Kjo zonë i ngjan një landfilli me përmasa të vogla, ku qytetarë prej lagjeve të tjera vijnë dhe depozitojnë mbeturinat në këtë zone.Në këtë lagje, qeset plastike, kutitë e kartonit e shumë të tjera të shpërndara në të gjithë sipërfaqen e rrugës të japin një përshtypje tejet negative.

Janë edhe vetë banorët ato të cilët me përgjegjësinë më të vogël hedhin mbetjet e tyre larg kazanëve ndërkohë që më pas ngrenë zërin për mospastrimin e këtyre mbetjeve.

Lagjja Tepe është ndër lagjet e qytetit te Shkodrës e cila vazhdimisht ndotet për shkak të depozitimit të mbeturinave që qytetarë të papërgjegjshëm hedhin në zona të ndryshme të kësaj lagje. Thuajse ne te gjitha lagjet periferike situata eshte vertete alarmante.

Shpërndaje