Shkoder/ Punoi 20 vjet në Polici, por e nxjerrin si “spiun” të SHISH. Apeli i 59-vjeçarit: Të hiqet emri nga lista, s’jam i tillë!

Shpërndaje

Ka punuar 20 vite në Policinë e Shkodrës, por nuk do ta mendonte kurrë se emri i tij është pjesë e agjentëve të Shërbimit Informativ Shqiptar, të publikuar më herët nga hakerat iranianë.

Problemi është se më kanë nxjerrë emrin dhe fotografinë në rrjetet sociale, Më njeh krejt Shkodra. Kam punuar në situatën e rrezikshme të ’97. Kam punuar me ndërgjegje. Më kanë etiketuar si i dyshuar si spiun. Unë rrjedh nga një familje e persekutuar ku dy xhaxhallarët e mi janë martirë të demokracisë, të dekoruar nga Presidenti i Republikës”, tha ai.

59-vjeçari, Mirash Rezaj, banues në fshatin Suka Dajç të Shkodrës, tregon se lajmin e ka marrë nga miq nga diaspora dhe është habitur. Ai thotë se nuk rrjedh nga një familje spiune dhe e njohin të gjithë.

“Lajmin e kam marrë vesh nga shokët, kushërinj, miq dhe dashamirës, nga diaspora e Amerikës. Lajmin e kam prit me një keqardhje të madhe, sepse nuk jam i asaj fushe. Ai që e a nxjerrë emrin aty, ta marrin ta ziejnë dhe ti pijnë lëngun. Dashamirësit e mi e dinë se kush jam”, tha ai. Ish-punonjësi i policisë, Mirash Rezaj, kërkon që emri i tij të hiqet nga ajo listë.

Shpërndaje