Gjykata e Posaçme do të marrë dëshminë e 67 personave mbi akuzat e ngritura ndaj ish-anëtarit të KPA, Ardian Hajdari.
Ky i fundit po hetohet nga SPAK për fshehje pasurie, por Hajdari ka bërë një kërkesë të habitshme. Për të kundërshtuar akuzat e SPAK, ai ka deklaruar se ka dhënë ndihmë juridike falas për 67 persona.
Për këtë arsye kërkoi që ata të merren në pyetje. SPAK e refuzoi si kërkesë, por ka qenë gjyqtarja Dorina Bejko që e ka pranuar kërkesën dhe tani do paraqiten të gjithë për të dëshmuar.
Ardian Hajdari akuzohet për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “fshehje e të ardhurave”, por ai pretendon se akuzat nuk qëndrojnë pasi ai shërbimet i ka ofruar falas.
Hajdari kishte kërkuar përjashtimin e kryesueses së seancës, Atalanta Zeqiraj, me pretendimin se kishte konstatuar faktin se gjyqtarja kishte miqësi me kallëzuesen e tij, ish-prokuroren Antoneta Sevdari. Por kërkesa u refuzua.