Krimi shqiptar është shtrirë nga Amerika Latine deri në Dubai” tha kreu i SPAK Arben Kraja në fjalën e tij në simpozium me tematikë : “Krimi organizuar ndrëkombëtar, sistemi i luftës kundër mafias dhe bashkëpunimi gjyqësor” që po mbahet paraditen e sotme në Tiranë.
Simpoziumi po mbahet në Pallatin e Kongreseve në kuadër të 30 vjetorit të krijimit të Direzione Nacionale Antimafia ( DNA)dhe në funksion të bashkëpunimit në rritje ndërmjet Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me Direzione Nacionale Antimafia e Antiterrorismo (DNA)
Duke bërë një bilanc, Kraja tha se deri tani janë 120 persona të arrestuar në dy operacione të përbashkëta me autoritetet italiane si dhe janë sekuestruar mbi 18 milione euro pasuri.
Në këtë aktivitet janë të pranishëm edhe Prokurori Kombëtar i DNA, zotit Giovanni Melillo, Drejtuesit të Prokurorisë Romë, Drejtuesit të Prokurorisë Bari dhe Sandër Simoni, gjyqtar në Gjykatën e Lartë e Shqipërisë.
Pjesmarrës të ftuar janë studentë të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës (master shkencor), kandidatë për magjistratë në Shkollën e Magjistraturë, Drejtues të Prokurorive, anëtarë të KPL-së dhe partnerë ndërkombëtarë të tjerë.