Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Grida Duma ka vendosur të lërë mandatin që mori një vit më parë në zgjedhjet e 25 prillit.
Lajmi që ka nisur të qarkullojë nëpër media që datën e djeshme pritet të konfirmohet sot në orën 10:30 kur vetë deputetja demokrate ka njoftuar një konferencë për shtyp nga ambientet e kryesisë së Kuvendit. Mësohet se ajo do t’i përkushtohet një tjetër projekti në vijim dhe që ka të bëjë me televizionin. Duma do të drejtojë një emision në Top Channel, formati i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Pas zgjedhjeve të vitit 2021 ajo u zgjodh nga forumet e PD-së si nënkryetare e kësaj force politike, ndërkohë që ka drejtuar deri tani edhe Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvend.